Man.Utd e gjen në Itali, pasuesin e Paul Pogba
Manchester United ka hedhur sytë nga Seria A për të gjetur pasuesin e Paul Pogba. Francezi do të largohet nga “djajtë e kuq” në fund të sezonit, kohë kur i përfundon kontrata me klubin anglez. Pas shumë bisedimeve, drejtuesit e klubit u tërhoqën përfundimisht nga tratativat për të rinovuar me Pogba, i cili në verë do të largohet me parameter zero.
Për të mbyllur vendin që do të mbetet bosh nga largimi i 28-vjeçarit, klubi anglez ka piketuar mesfushorin e Lazios, Milinkovic-Savic, të cilin e ka synuar edhe në vitet 2017-2018, por pa arritur tja shkëpusë italianëve lojtarin. Sipas mediave, situata mund të ndryshojë, ku gjatë verës së ardhshme në rast se anglezët i paraqesin presidentit të Lazios, Lotito shumën e duhur, Milinkovic-Savic mund të udhëtojë drejt Old Trafford.



