Man. UTD – Liverpool, zbulohet kush vendos “drejtësi” në “Old Trafford”
Java e tretë e Premier League rezervon një përballje klasike, e po ashtu një sfidë delikate, Manchester United – Liverpool.
Skuadra e ten Hag vuan mungesën e pikëve, ndërsa në krahun tjetër, Liverpool është “fiksuar” te barazimet dhe numëron dy pikë.

Federata Angleze e Futbollit ka publikuar edhe arbitrin i cili do të vendosë “drejtësi” në këtë duel dhe ai është Michael Oliver.
37-vjeçari rikthehet të gjykojë këtë përballje pas barazimit 0-0 në 24 shkurtin e vitit 2019 po në “Old Trafford”.
Sfida Manchester United – Liverpool luhet më 22 gusht duke filluar nga ora 21:00 dhe mund ta ndiqni eksluzivisht vetëm në Digitalb / SuperSport.



