Futboll

Manaj heroi i Barcelonës B, e mban në lojë për ngjitjen në Segunda Division!(Video)

Ndërprerja e futbollit prej pandemisë COVID-19 i ka bërë mirë Rey Manajt, me sulmuesin e kombëtares shqiptare që ka rigjetur formën optimale. Manaj u bë protagonist në kualifikimin e Barcelonës B në finalet e play off-it në Segunda Division B, duke i dhënë mundësinë ekipit të dytë blaugrana të ketë ende shanse për t’u ngjitur në kategorinë e dytë të futbollit spanjoll. Në sfidën ndaj Badajoz, kuqeziu ishte heroi i kualifikimit të Barcelonës B, teksa në minutën e 82-të shënoi një gol të bukur me kokë duke barazuar shifrat në 1-1 duke e çuar ndeshjen në shtesë. 30 minutat e shtesës nuk sollën asgjë, ndërsa nga pika e bardhë e penalltive skuadra katalanase arriti të fitonte me rezultatin 5-3 me Manajn që shënoi një nga penalltitë deçizive pikërisht atë të 4-ën.

https://twitter.com/FCBarcelona/status/1286430509350957056

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency