Premier League

Manchester City ecuri rekord, “tornado” në Premier League

Statistikat e Manchester Cityt janë të jashtëzakonshme. Skuadra e Guardiolës duket se është vënë në shinat e duhura drejt destinacionit për titullin kampion në këtë sezon të Premier League-s. Të gjithë treguesit flasin për një marshim të City-t, që deri tani është shfaqur i papërmbajtshëm, sikurse u konfirmua edhe në suksesin e fundit 2-1 përballë Huddersfield Town në stadiumin “John Smith”. Vendimtarë në këtë triumf rezultuan penalltia e Sergio Agueros dhe goli i Raheem Sterling në të 84-ën, që i dhuruan Guardiolës fitoren, e 11-a radhazi në transfertë, çka shënon një rekord më vete. Ndërkohë, në të gjitha kompeticionet, ishte suksesi i 18-të radhazi, ose ndeshja e 26-të pa humbje. 37 pikë, 48 gola të shënuar dhe vetëm 8 të pësuar në vetëm 13 ndeshje të kampionatit. Skuadra e Guardiolës jo vetëm kryeson Premier League-n, por shënon edhe ecurinë më të mirë në historinë e futbollit anglez. Mediat kanë marrë si referencë arkivat dhe sërish nuk kanë gjetur statistika më të mira se ato të City-t. Ndaj, më këtë mbarëvajtje dhe me 8 pikë superioritet ndaj ndjekësve të Manchester United, “Cityzens” janë shndërruar në “tornado”, fuqia e së cilës shkatërron çdo pengesë që i del përpara drejt titullit.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency