Premier League

Manchester City gati të thyejë rekordin e transferimit të Van Dijk

Në verë Liverpooli pagoi 75 milionë paund për të blerë kartonin e Virgil Van Dijk, duke e bërë holandezin, mbrojtësin më të shtrenjtë në histori, por ky rekord pritet të thyhet këtë verë.

Kjo pasi Manchester City po përgatitet të bëjë një ofertë prej 90 milionë paundësh, për të marrë nga Leicester, mbrojtësin e kombëtares angleze, Harry Maguire.

Ky i fundit spikati në kampionatin botëror “Rusi 2018”, me përfaqësuesen e “tre luanëve” dhe u kërkua me ngulm verën e kaluar nga Jose Mourinho te United, por këtë vit mund të shkojë në anën tjetër të Manchesterit.

Pep Guardiola ka mbetur i kënaqur me performancën e mbrojtësit 26-vjeçar gjatë këtij sezoni me Leicesterin dhe është gati të paguajë shumën e parashikuar në klauzolën për prishjen e kontratës së tij.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency