Merkato

Manchester City kërkon portier, pëlqehet Keylor Navas

Dëmtimi i rëndë i Claudio Bravos ka detyruar drejtuesit e Manchester Cityt dhe trajnerin Pep Guardiola të hedhin sytë nga merkatoja, edhe pse në Angli merkatoja në hyrje tashmë është mbyllur. “Qytetarët” kanë drejtuar vëmendjen nga kryeqyteti i Spanjës, ku interesohen për portierin nga Kosta Rika të Realit të Madridit, Keylor Navas. Me mbërritjen e Courtois te Kampionët e Europës, vendi i Navas në formacion nuk duket më i sigurt dhe me shumë gjasa ai do të largohet. Nga ana tjetër, City ka në dispozicion vetëm Ederson, pasi Bravo do të mungojë për pjesën më të madhe të sezonit pas dëmtimit në tendinën e Akilit, dhe një lëvizje e tillë do t’u përshtatej të gjitha palëve.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency