Manchester City me “5 yje”, si shëtitje ndaj Burnley-t
Mancester City e pati si shëtitje përballjen me Burnley-n në raundit e katërt të FA Cup. Skuadra e Pep Guardiolës dëfreu publikun në “Etihad Stadium” me një fitore të thellë 5-0, duke u kualifikuar për në fazën e 1/8-ave.
Gjatë pjesës së parë u shënua vetëm gol, që mban firmën e Gabriel Jesus, por në fraksionin e dytë Citizens e rritën ndjeshëm ritmin duke realizuar edhe katër gola të tjerë me Bernando Silvan, Kevin De Bruyne, Sergio Agueron (11-metërsh) dhe autogolin Kevin Long.
Në FA Cup, nëse sfida përfundon në barazim atëherë luhet takimi i kthimit në fushën kundërshtare. U kualifikuan gjithashtu Derby, Watfordi, Doncasteri dhe Swansea, ndërsa katër takime të tjera përfunduan barazim.
Rezultatet:
Accrington – Derby 0-1
Brighton – West Brom 0 – 0
Doncaster – Oldham 2-1
Manchester City – Burnley 5-0
Middlesbrough – Newport Co 1 – 1
Newcastle – Watford 0-2
Portsmouth – QPR 1-1
Shrewsbury – Wolves 2-2
Swansea – Gillingham 4-1



