Carabao Cup

Manchester City mposht Aston Villan dhe ngre kupën për të tretin vit radhazi

Manchester City fiton për të tretin vit radhazi dhe për herë të shtatë në histori Kupën e Ligës, ose siç quhet ndryshe, Carabao Cup. Citizens arritën të triumfonin 2-1 përballë Aston Villas në finalen e kompeticionit që u zhvillua në mitikun “Wembley”, në prani të më shumë se 82 mijë spektatorëve.

Një trofe që shërben veç prestigjit dhe për moralin e të besuarve të Guardiolës në një moment të vështirë si rrjedhojë e përjashtimit të klubit anglez nga pjesëmarrja në kupat e Europës në dy sezonet e ardhshme.

Sa i përket kronikës, Manchester City u duke se e hipotekoi me shumë lehtësi trofenë brenda gjysmë ore lojë me golat e Sergio Agueros dhe Rodrit, por Samata ngushtoi diferencën në 2-1 pak para se të përfundonte pjesa e parë.

Në fraksionin e dytë Citizens nuk i shfrytëzuan mundësitë që kishin, duke rrezikuar që ta çonin ndeshjen në shtesë, por futbollistët e Aston Villës, përtej dëshirës, nuk mundën të gjenin golin e dytë, atë të barazimit.

 

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency