Manchester City në “pole” për talentin portugez
Sulmuesi portugez, Joao Felix, i cili konsiderohet një nga talentet më premtues të futbollit ndërkombëtar, është gjithnjë e më pranë Manchester City-t.
Sipas “Daily Mirror”, trajneri i Citizens, Pep Guardiola, ka ndezur dritën jeshile për blerjen e kartonit të tij, por duke e lënë edhe një te Benfica në formë huazimi.
Drejtuesit e Manchester City-t pretendojnë një ulje të çmimit me këtë marrëveshje (klauzola e largimit të Felix është 120 milionë euro).
Rivalja kryesore e kampionëve në fuqi të Anglisë është Atletico e Madridit, që e konsideron sulmuesi e ri portugez si pasuesin ideal të Antoine Griezmann.



