Merkato

Manchester United i interesuar për Cody Gakpo nga PSV

Manchester United  ka shfaqur interes për të patur pjesë të ekipit sulmuesin e PSV-së, Cody Gakpo. Kjo vjen pas një përformance shumë të mirë të 22 vjeçrit këtë sezon tek holandezët . Gakpo ka tërhequr vëmendjen e Manchesterit, me sulmuesin, i cili këtë sezon ka zhvilluar 33 ndeshje, duke numëruar 13 gola dhe 13 asistime.

Sipas mediave angleze, Ralf Rangnick e ka pelqyer shumë mënyrën se si i riu ka performuar këtë sezon me PSV, ndaj i ka kërkuar klubit që ta mbajnë atë në fokus për një transferim të mundshëm në të ardhmen.

Manchester ka qenë në monitorim të disa ndeshjeve të sulmuesit 22-vjeçar dhe ata kan mbetur të impresionuar nga loja e tij, sidomos pas shënimit të golit kundrejt Maccabi Tel Aviv në Uefa Conference League.

“Djajtë e kuq” janë të interesuar për të nënshkruar një kontratë me sulmuesin  gjatë merkatos së kësaj vere, pasi në fund të këtij sezoni kontrata e tij me PSV skadon dhe 22 vjecari do të jetë një lojtarë i lirë.

United dëshiron të afrojë gjithashtu pranë skuadrës së tij Erling Haaland dhe Harry Kane, por Gakpo duket se mund të jetë një opsion më i lehtë për tu arritur dhe më pak i kushtueshëm për klubin, për të përforcuar repartin e sulmit për sezonin e ardhshëm.

Sa e njihni La Ligën?

Testoni njohuritë tuaja mbi kampionatin spanjoll...


Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency