Champions League

Manchester United-Juventus ndez Championsin, Ronaldo rikthehet në Old Trafford

UEFA Champions League rikthehet këtë të martë me raundin e tretë të ndeshjeve në grupet E,F,G dhe H. Spikat padiskutim supersfida e Old Trafford mes Manchester United dhe Juventusit. Në teatrin e ëndrrave, luhet për kreun e grupit H. Cristiano Ronaldo do të sfidojë sërish skuadrën ku u bë i famshëm si futbollist këtë herë me një tjetër fanellë mbi shpinë. United ka dy pikë më pak se bardhezinjtë dhe nëse Djajtë e Kuq duan të ngjiten në krye të grupit duhet të fitojnë me çdo kusht sot. Alexis Sanchez dhe Marcos Rojo dhe portugezi i talentuar Dalot janë tre mungesat e sigurta të Djajëve të Kuq në këtë sfidë. Edhe Juvja ka probleme me dëmtimet pasi Mario Mandzukic, Sami Khedira e Emre Can nuk do të jenë pjesë e kësaj supersfide. Ndeshja tjetër e këtij grupi ajo mes zviceranëve të Young Boys dhe Valencias do të luhet në orën 18:55, me spanjollët që janë dukshëm favoritë për të marrë fitoren e parë në grup. Në grupin E, Bayern Munich synon të bëjë autokritikë pas barazimit ndaj Ajaxit në shtëpi. Në orën 18:55 baverezët do të sfidojnë në Athinë AEK-un vendas me një objektiv të vetëm të marrin tre pikët për të hedhur një hap të sigurtë drejt kualifikimit. Në sfidën tjetër të këtij grupi që luhet në orën 21:00, Ajaxi pret në Amsterdam Benfican, një sfidë mes dy skuadrave të barabarta në letër. Në grupin F, Manchester City e ka detyrim fitoren në transfertën ukrainase ndaj Shakthar Donetsk pas humbjes që pësoi në sfidën e parë ndaj Lyonit, në takimin tjetër Hoffenheim pret në shtëpi pikërisht skuadrën franceze që ka marrë 4 pikë në dy ndeshjet e para.Në grupin G Reali i Madridit pret në shtëpi Viktoria Plzen në një ndeshje ku Los Blancos duhet të bëjnë kthesën për të larguar disi krizën që i ka përfshirë. Në takimin tjetër Roma pret CSKA-në e Moskës me italianët që pavarsisht humbjes në fundjavë në shtëpi ndaj Spal janë favoritë për të marrë tre pikët.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency