Manchester United “makineri” perfekte, mposht Arsenalin dhe kalon në fazën e 1/8-ave
Sukseset e Manchester United nuk kanë të ndalur dhe që kur drejtimin e skuadrës e mori norvegjezi Ole Gunnar Solskjaer, “djajtë e kuq” njohin vetëm fitore, teksa regjistruan edhe “simfoninë” e 8-të. Manchester United arriti të triumfojë me rezultatin 1-3 ndaj Arsenalit në Londër, në sfidën e vlefshme për FA Cup, ku edhe u kualifikua për në fazën e 1/8-ave.
Në “Emirates Stadium”, të besuarit e Solskjaer gjetën dy gola me kundërsulm, fillimisht me Alexis Sanchez dhe më pas me Jese Lingard.
Arsenali rihapi takimin me golin e shënuar nga sulmuesi kryesor Aubameyang, por në minutën e 82-të ishte francezi Martial, ai që vulosi suksesin dhe kualifikimin e Manchester Unitedit.



