Manchester United ndalet nga Watford, Newcastle surprizon me Brentford
Skuadra e Manchester United ka dalë me vetëm 1 pikë në ndeshjen e raundit të 27-të të Premier League kundër Watford. “Djajtë e Kuq” janë ndalur në barazim pa gola nga “The Golden Boys”.
Ndonëse kanë dominuar dukshëm këtë përballje dhe kanë pasur disa raste të mira për të realizuar vendasit nuk ia dolën të finalizonin. Cristiano Ronaldo luajti për plot 90 minuta, por portugezi ka zhgënjyer dhe nuk ka mundur të ishte produktiv.
Pas kësaj përballje Manchester United renditet në vend të katër me 47 pikë, teksa Watford qëndron në vend të 19 me 19 pikë të grumbulluara.
Ndërsa, Newcastle ka surprizuar duke fituar në transfertë me rezultatin 0-2 ndaj ekipit të Brentford. Vendasit luajtën me një lojtar më pak që nga minuta e 11’, pas daljes me të kuq të Dasilvas. Të dy golat për ekipin e sheikëve u realizuan në pjesën e parë nga Joelinton në minutën e 33’ dhe nga Willock në minutën e 44’.
Pas takimit të 26-të Brentford renditet në vend të 15-të me 24 pikë, teksa Newcastle ngjitet në vend të 14-të me 25 pikë.



