Manchester United nuk bie pre e presionit të Realit për Pogbanë
Manchester United nuk ka ndërmend t’i dorëzohet presionit të Realit të Madridit për Paul Pogbanë. Klubi anglez po bën lëvzjet e tij për të parandaluar largimin e francezit falas në muajin qershor. “Los Blancos”, të interesuar prej kohësh për mesfushorin, po bëjnë ç’është e mundur që ta transferojnë në “Bernabeu” kampionin e botës pa shpenzuar për kartonin e tij.
Për “Djajtë e Kuq”, gjithsesi, nuk do të jetë për ta bindur lojtarin që të qëndrojë në “Old Traffors”. Mino Raiola ua ka bërë të qartë drejtuesve të United se nuk do të diskutojë për të ardhmen e klientit të tij para prillit.
Një kohë pritjeje nga e cila përfiton Reali i Madridit dhe pjesa tjetër e klubeve që synojnë shërbimet e Pogbasë. Çdo javë po bëhet gjithnjë e më e qartë se nuk ka harmoni mes Solskjaer dhe Pogbasë:
“Pogba është problem, sepse trajneri i tij nuk ka besim tek ai”, ishte analiza e legjendës së United, Paul Scholes në BT Sports. Është e qartë se ai ka talent, por ai ka nevojë që dikush të jetë gjithmonë aty duke i thënë në vesh se si të pozicionohet…”.
Një situatë që nuk ia shton dëshirën Pogbasë për të nënshkruar rinovimin.
Klubi “merengues” po e monitoron nga distanca situatën e francezit. Ai konsiderohet gjithashtu si “karrem” për trasnferimin në “Bernabeu” të mikur të tij, Kylian Mbappe.



