Manchester United shënjestron talentin e Benficas
Drejtuesit e Manchester United janë të vendosur për të bërë goditje të mëdha në merkaton e verës. Përveç përforcimit të repartit të mbrojtjes, “Djajt e Kuq” kërkojnë të bëjnë afrime edhe në repartin e avancuar dhe emrat nuk kanë munguar. Kështu drejtuesit nuk ngurrojnë për të ofruar 100 milionë euro për talentin e Benficas, Joao Felix, i cili po shkëlqen këtë sezon me “Shqiponjat”. 19-vjeçari është ndjekur disa herë nga skautë të United këtë sezon, ndërkohë që për të interesohen edhe skuadra të tjera të mëdha në Europë.



