Manchester United tenton sërish të “joshë” Ramsey-n
Manchester United po planifikon të bëjë një tjetër lëvizje për mesfushorin e Arsenalit, Aaron Ramsey. Nëse diçka e tillë ndodh, atëherë kjo do të jetë hera e tretë që “Djajtë e Kuq” tentojnë të transferojnë në “Old Trafford” mesfushorin uellsian, pasi e kanë bërë diçka të tillë edhe në vitin 2008 si dhe në verën që lamë pas.
Ramsey pritet të largohet në qershorin e ardhshëm nga Arsenal me kosto zero, pasi nuk pranoi të rinovonte kontratën. Përveç Man. United, për 27-vjeçarin kanë shprehur interes edhe shumë skuadra të tjera, që kërkojnë të shfrytëzojnë mundësinë e afrimit të tij si një lojtar të lirë



