Angli

Manchester UTD mendon për portën, anglezët “piketojnë” pasuesin e De Gea

Manchester United vijon punën në merkato dhe pas transferimit të Casemiro, por edhe objektivave të tjerë, “Djajtë e Kuq” po mendojnë edhe për portën.

David de Gea është “numri një” i shtyllave te United, por drejtuesit e shohin të nevojshme afrimin e një portieri me eksperiencë.

Për momentin Manchester United disponon përpos de Gea, 22-vjeçarin Matej Kovar, 36-vjeçarin Tom Heaton dhe 22-vjeçarin Nathan Bishop dhe anglezët janë bërë gati për të dërguar ofertën zyrtare te Frankfurt për shërbimet e Kevin Trapp.

Gjermani është “i padiskutueshëm” në shtyllat e Eintracht Frnakfurt dhe ka nisur sezonin e tij të pestë në Bundesliga, pasi mbylli aventurën me PSG në verën e vitit 2018.

32-vjeçari triumfoi sezonin e kaluar në Europa League me gjermanët, ndërsa tani projekti i United mund ta tundojë për të ndryshuar kampionat dhe për të luajtur për herë të parë në karrierë në Premier League.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency