Futboll

Mancini fton 38 futbollistë, Toloi dhe Ricci prurjet e reja

Roberto Mancini ka thirrur 38 lojtarë për  kualifikueset e Kupës së Botës 2022 kundër Irlandës së Veriut (e enjte, 25 mars, në Parma), Bullgarisë (e diel, 28 mars, në Sofje) dhe Lituanisë (e mërkurë, 31 mars). Vjen ftesa e parë për mbrojtësin e Atalantës, Rafael Toloi, dhe për mesfushorin e Spezias, Matteo Ricci. Përgjigja ndaj thirrjes e lojtarit të Spezias dhe e lojtarëve të Interit, Bastoni, Barella dhe Sensi, do të baret nga vendimi që do të marrin autoriteteve shëndetësore kompetente.

Të kaltrit do të nisin grumbullimin mbrëmjen e së dielës, më 21 mars, në Coverciano, ku do të stërviten deri të mërkurën, më 24 mars. Më pas ekipi do të transferohet në Parma, ku përfaqësuesja italiane do të qëndrojë një ditë pas ndeshjes kundër Irlandës e Veriut. Nisja nga Parma në Sofje do të bëhet  më 27 mars dhe prej andej, dy ditë pas ndeshjes kundër Bullgarisë, do të kryhet udhëtimi i fundit për në Vilnius.

Lista e futbollistëve të ftuar:

Portierë: Alessio Cragno (Cagliari), Gianluigi Donnarumma (Milan), Alex Meret (Napoli), Salvatore Sirigu (Torino)

Mbrojtës: Francesco Acerbi (Lazio), Alessandro Bastoni (Inter), Cristiano Biraghi (Fiorentina), Leonardo Bonucci (Juventus), Giorgio Chiellini (Juventus), Giovanni Di Lorenzo (Napoli), Emerson Palmieri (Chelsea), Gian Marco Ferrari (Sassuolo) )), Alessandro Florenzi (Paris Saint Germain), Manuel Lazzari (Lazio), Gianluca Mancini (Roma), Leonardo Spinazzola (Roma), Rafael Toloi (Atalanta)

Mesfushorë: Nicolò Barella (Inter), Gaetano Castrovilli (Fiorentina), Bryan Cristante (Roma), Manuel Locatelli (Sassuolo), Rolando Mandragora (Torino), Lorenzo Pellegrini (Roma), Matteo Pessina (Atalanta), Matteo Ricci (Spezia), Stefano Sensi (Inter), Roberto Soriano (Bolonga), Marco Verratti (Paris Saint Germain)

Sulmues: Andrea Belotti (Torino), Domenico Berardi (Sassuolo), Federico Bernardeschi (Juventus), Francesco Caputo (Sassuolo), Federico Chiesa (Juventus), Stephan El Shaarawy (Roma), Vincenzo Grifo (Fribourg), Ciro Immobile (Lazio) , Lorenzo Insigne (Napoli), Moise Bioty Kean (Paris Saint Germain).

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency