Futboll

Mancini: I lumtur që shmangëm Gjermaninë, por kujdes ndaj…

Shorti i eliminatoreve të Euro 2020-ës duket se “përkëdheli” Italinë, duke e vënë në grupin J, së bashku me skuadra si Bosnjë & Hercegovina, Finlanda, Greqia, Armenia dhe Lihteshteini.

Duket qartë që “të kaltrit” janë jo vetëm favoritët kryesorë, por do të kenë një rivalitet thuajse minimal, pasi të gjithë skuadrat e grupit nuk po kalojnë një moment të mirë.

Këtë e pranon edhe tekniku i Italisë ,Roberto Mancini, i cili shprehet i lumtur që ka evituar një përballje me Gjermaninë, ndërsa bën thirrje që të vlerësohet maksimalisht Bosnja dhe Hercegovina.

“Duhet të pranojmë se është një short shumë i mirë. Ishte me shumë rëndësi që të shmangnim Gjermaninë, ndërsa tani duhet të përgatitemi me qetësi. Nëse ka një skuadër ndaj të cilës duhet bërë kujdes, është Bosnja dhe Hercegovina, por të gjithë kundërshtarët duhet respektuar”, tha Mancini.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency