Itali

Mancini: Në nëntor do të vuajmë duke parë Botërorin nga shtëpia, shpëtojmë vetëm kur të mbarojë

Për të dytën herë radhazi, Italia dështoi të kualifikohej në fazën finale të një Botërori teksa axurrët janë të detyruar ta shohin kompeticionin më të rëndësishëm nga televizioni. Vetë trajneri i kombëtares së Italisë, Roberto Mancini e pranon se italianët do të vuajnë në periudhën nëntor-dhjetor duke i ndjekur ndeshjet nga shtëpia, ndërsa shton se vuajtjet do të përfundojnë vetëm kur të mbarojë Botërori.

“Muaji i ardhshëm nuk do të jetë i lehtë për italianët, të shohësh Botërorin pa Italinë është e vështirë. Sidomos për mua dhe stafin teknik të kombëtares, ndoshta lojtarët mund ta kalojnë pak më lehtë pasi luajnë me skuadrat e tyre dhe zhgënjimi mund të jetë zbehur disi.

Por, unë e di që do të jemi më mirë vetëm kur kampionati Botëror të përfundojë, por e pranoj se do të jetë shumë e vështirë të shohim ndeshjet nga televizioni”, tha Mancini.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency