Nations League

Mancini, para sfidës me Hungarinë: Mundën Anglinë, janë ekip fizik

Trajneri i Italisë, Roberto Mancini, foli në konferencë për shtypin në prag të sfidës me Hungarinë (në Manuzzi të Çezenës), e dyta për të kaltrit pas barazimit të arritur ndaj Gjermanisë në Bologna. Ai paralajmëroi disa ndryshime në formacion, duke theksuar se do të duhet pak kohë për të rinovuar ekipin.

“Disa ndryshime do të jenë të sigurta. Nuk mendoj se të ndryshoj gjithë formacionin, por do të ketë shumë. Pozicioni i Locatellit? Mund të përshtatet me atë rol, por Bryan dhe Esposito janë të vetmit në këtë grup që mund të luajnë si “playmaker”. Mund të fitosh në çdo mënyrë, nuk ka një recetë të veçantë. Me të gjitha sistemet mund të fitosh.”

Gnonto, të ardhme të garantuar: “Ai është vetëm 18 vjeç dhe nuk duhet t’i bëhet shumë presion. Duhet të rritet në qetësi. Për moshën e tij, ai di të luajë futboll si pak lojtarë të tjerë dhe është shumë i shpejtë. Nëse rritet me qetësi, pa ushtruar shumë presion mbi të, mund të tregojë cilësitë e tij të rëndësishme. Është një djalë inteligjent. Roli i tij më i mirë është sulmuesi i dytë, por mund të luajë edhe i jashtë.”

Situata e Donnarummas: “Gigio mbetet për mua portieri më i mirë në Evropë. Vuan pak më shumë se të tjerët kur alternohet. Ai ka këtë problem të vogël, do ta vlerësojmë në mëngjes. Nëse ka dëshirë të luajë, do të luajë. Scamacca? Ai ka gjithçka për t’u bërë një qendërsulmues shumë, shumë i mirë, është i shpejtë, i fuqishëm dhe teknik. Mund të bëhet vërtet sulmues i madh”.

Sfida me Hungarinë: “Marco (Rossi, trajneri i Hungarisë) ishte shoku im i skuadrës. Në fakt, mendoj se e çova unë te Sampdoria (qesh). Ai është një djalë i mirë dhe një trajner shumë i mirë, falë tij Hungaria u përmirësua shumë dhe po bën një punë të jashtëzakonshme. Ata mundën edhe Anglinë me meritë, barazuan me Francën dhe Gjermaninë në Kampionatin Evropian. Hungaria është ekip i vështirë për t’u përballur, janë shumë fizikë dhe kanë cilësi në sulm, kanë lojtarë qendrorë të gjatë dhe shumë të fortë. Hungaria po luan futboll të shkëlqyer. Nuk do të jetë një ndeshje e lehtë.”

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency