Katar 2022

Mancini publikon listën, Italia me risi dhe mungesa në “finalen” ndaj Zvicrës!

Roberto Mancini ka grumbulluar 28 futbollistë për dy ndeshjet e fundit kualifikuese të Katar 2022, përballjen e drejtpërdrejtë ndaj Zvicrës dhe sfidën ndaj Irlandës së Veriut që do të luhen pas disa ditësh. Dueli ndaj helvetëve vlen vërtet shumë për kampionët e Europës pasi në atë sfidë do të vendoset se cila skuadër do të kualifikohet direkt në Katar 2022 dhe se cili ekip do të kalojë nga faza play-off me Italinë dhe Zvicrën që për momentin ndajnë mes tyre në vendin e parë në grupin C me nga 14 pikë secila dhe me ndeshjen e parë mes tyre që ka përfunduar në barazim 1-1.

Risitë e Mancinit për këto dy duele janë mesfushori i Torinos por që është në pronësi të Milanit Tommaso Pobega, ndërsa në distancën e një viti është rikthyer te Italia edhe mesfushori që ka shkëlqyer me Milanin në këtë sezon Sandro Tonali, duke patur parasysh edhe mungesën për shkak dëmtimi të Marco Verratit. Nuk mungojnë në këtë grumbullim të radhës emrat e mëdhenj si Donnarumma në portë Bonucci e Chiellini në mbrojtje, Barella, Pellegrini e Jorginho në mesfushë dhe Immobile, Chiesa e Insigne në sulm.

Lista e plotë:

Portierë: Alessio Cragno (Cagliari), Gianluigi Donnarumma (Paris Saint Germain), Alex Meret (Napoli), Salvatore Sirigu (Genoa); Mbrojtës: Francesco Acerbi (Lazio), Alessandro Bastoni (Inter), Cristiano Biraghi (Fiorentina), Leonardo Bonucci (Juventus), Davide Calabria (Milan), Giorgio Chiellini (Juventus), Giovanni Di Lorenzo (Napoli), Emerson Palmieri (Lione), Gianluca Mancini (Roma). Mesfushorë: Nicolò Barella (Inter), Bryan Cristante (Roma), Jorginho (Chelsea), Manuel Locatelli (Juventus), Lorenzo Pellegrini (Roma), Tommaso Pobega (Torino), Sandro Tonali (Milan), Nicolò Zaniolo (Roma). Sulmues: Andrea Belotti (Torino), Domenico Berardi (Sassuolo), Federico Bernardeschi (Juventus), Federico Chiesa (Juventus), Ciro Immobile (Lazio), Lorenzo Insigne (Napoli), Giacomo Raspadori (Sassuolo).

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency