Angli

Mane bën prapakthehu: Ishte shaka, unë e respektoj Liverpool-in

Fjalët e Sadio Mane se mund të largohej nga Liverpool këtë verë për shkak se kjo ishte dëshira e pjesës më të madhe të senegalezëve, bënë xhiron e botës teksa u interpretuan si një mënyrë e sulmuesit për të hequr përgjegjësitë nga vendimi për të braktisur Anfield.

Por, së fundmi, Mane ka bërë prapakthehu teksa është shprehur se ajo deklaratë mbi dëshirën e popullit senegalez nuk ishte për t’u marrë seriozisht ndërsa shtoi se ai e respekton klubin e Liverpool.

“Unë bëra një deklaratë mbi dëshirën e popullit senegalez, mirëpo ishte një shaka. Fat i keq ishte se ajo deklaratë u shpërnda në të gjithë botën. Por, mendoj se tashmë duhet t’i ndalojmë këto lajme pasi unë e respektoj shumë klubin e Liverpool dhe fansat e të kuqve më kanë trajtuar gjithnjë me respekt. Sa i takon të ardhmes, mbetet për t’u parë”, u shpreh Mane.

Sulmuesi senegalez është lidhur së fundmi me një transferim te Bayern Munich teksa pas gjashtë vitesh me Liverpool duket se është vënë në kërkim të stimujve të rinj për t’i shtuar më shumë ngjyra karrierës së tij.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency