Mane kalon pushimet në vendlindje/ Ndërton kullë dhe luan futboll në shi!
Sadio Mane është një nga lojtarët më special në botën e futbollit, jo vetëm për atë që dhuron në fushat e blerta, por më së shumti për modestinë që tregon jashtë tyre. Nëse futbollistët na kanë mësuar me pushime luksoze mes jahteve e festive të shfrenuara, Mane zgedh t’i kalojë ato në vendlindjen e tij, Senegal.
Por, sulmuesi që pritet të kalojë te Bayern Munich, përveç pushimeve edhe kontribuon në në fshatin e tij të lindjes Bambaly. Së fundmi, Mane ka ndërtuar një kullë energjitike për të ndihmuar fshatin me shpërndarjen e elektricitetit ndërsa nuk kanë munguar edhe një sërë rregullimesh në spitale të financuara nga Mane.
Sakaq, 30-vjeçari nuk mund të refuzojë edhe një ndeshje futbolli me miqtë e vjetër, edhe pse në mes të shiut dhe baltës. Epo, në fund të fundit, Mane ka dalë pikërisht nga jetë e tillë dhe nuk e harron asnjëherë këtë. Ndaj, senegalezi është një nga futbollistët më të dashur në Senegal dhe jo vetëm.



