Katar 2022

Mane lë jashtë Botërorit “faraonin” Salah, Senegali në festë

Kualifikim dramatik i Senegalit në “Katar 2022”. Ashtu si në finalen e Kupës së Kombeve të Afrikës, Sadio Mane realizoi penalltinë e fundit, duke lënë jashtë eventit madhor të këtij fund viti shokun e tij të skuadrës te Liverpooli, Mohamed Salah. Egjipti i “Faraonit” Salah nuk arriti ta ruante epërsinë minimale të ndeshjes së parë, duke u mundur 1-0 në takimin e kthimit, ku golin e vetëm në 120 minuta lojë e realizoi Dia që në minutën e tretë.

Për të përcaktuar biletën e dytë afrikane për në Botëror skuadrat iu drejtuan goditjeve të penalltive, që nisën më të keqe të mundshme për të dyja skuadrat. Dy seritë e para, pra katër penallti në total u gabuan (dështoi edhe Salah), më pas ganezët u treguan të saktë në tri seritë pasuese, me penalltinë e fundit të ekzekutuar saktësisht nga Mane, ndërsa për Egjptin ishte e panevojshme të gjuhej penalltia e fundit, pasi në serinë e katërt gaboi Mostafa Mohamed. Për të dytën herë radhazi, Salah dështon përballë Manesë pikërisht në ruletën e penalltive.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency