Angli

Mane respekton njerëzit e tij: Senegalezët e kanë vendosur klubin e radhës!

Sadio Mane ka edhe një vit kontratë me Liverpool, por duket se ka vendosur të mos e respektojë atë. Sulmuesi është i joshur nga ideja për të provuar një aventurë të re pas gjashtë viteve në Anfield ndërsa klubi favorit për shërbimet e 30-vjeçarit është Bayern Munich.

Bavarezët do të jenë pa Robert Lewandowskin në sezonin e ardhshëm dhe në këtë formë kërkojnë një lojtar që garanton gola, por edhe që të adaptohet me lojën e skuadrës së trajnerit Julian Nagelsmann.

Sakaq, një indicie të fortë rreth së ardhmes e jep vetë Mane i cili së fundmi thekson se 60-70% e senegalezëve duan që ai të largohet nga Anglia ndërsa shton se do ta respektojë vullnetin e popullit të tij. “Do të bëj atë që njerëzit e mi duan, së shpejti do të ketë të reja”, u shpreh Mane.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency