Gjermani

Mane “thyen” rregullat e Bayern, habit skuadrën me orët që kalon në stërvitje

Sadio Mane mbërriti në stërvitjen e Bayern Munichut 109 minuta para fillimit të seancës dhe qëndroi për më shumë se 6 orë. Senegalezi i ka habitur të gjithë me më shumë se thjesht korrektësinë që ka treguar, ndërsa ka zhvilluar stërvitjen e parë me shokët e rinj të skuadrës.

Nëse Bayern mund të cilësohet si një klub strikt për sa i përket rregullores, 30-vjeçari i ka “thyer” ato, këtu për mirë, pasi jo vetëm është paraqitur mbi 1 orë e gjysmë para në seancën stërvitore, por edhe ka punuar për plot 6 orë.

Sipas raportimeve nga mediet gjermane, Mane ishte i pari që u paraqit në Sabener Strasse dhe qëndroi aty për më shumë se gjashtë orë.
Më tej, nga mediet gjermane theksohet se paraqitja e parë e senegalezit në stërvitje u prit mirë nga lojtarët e tjerë, të cilët janë entuziastë për mentalitetin fitues që posedon 30-vjeçari.

Sulmuesi i bashkohet Bayernit pasi ka shijuar gjashtë sezone të frytshme dhe të mbushura me trofe në Anfield. Ai shënoi 120 gola gjatë kohës së tij te “The Reds”, me të cilët ka fituar Premier League dhe Champions League.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency