Mane: Trofeu më i bukur i jetës, si më motivuan shokët e skuadrës
Senegali triumfoi përballë Egjiptit në finalen e Kupës së Kombeve të Afrikës, duke fituar për herë të parë në histori këtë kompeticion. Sadio Mane humbi një penallti në minutën e shtatë, 120 minutat e kohës së rregullt nuk prodhuan gola dhe lojtarët e Senegalit u treguan më të saktë në goditjet e penalltive.
Ylli i Liverpool realizoi penalltinë vendimtare dhe nisi festën me shokët e skuadrës, stafin teknik dhe tifozët. Sulmuesi 29-vjeçar ka fituar Premier League dhe Champions League me Liverpoolin, por asnjë prej tyre nuk krahasohet me suksesin e së dielës, të cilin nuk do e harrojë kurrë.
“Dita më e lumtur e jetës time dhe trofeu më i bukur që kam fituar. Kam fituar Champions League dhe disa trofe të tjerë, por ky është shumë i veçantë për mua. Jam shumë i lumtur për veten, familjen dhe popullin tim.
Pësova një goditje të madhe kur humba penalltinë gjatë lojës, por shokët erdhën dhe më thanë: ‘Sadio, ne humbim dhe fitojmë së bashku. Ne të njohim mirë, ti ke dhënë shumë për ne, kështu që vazhdojmë luftojmë për fitore’.
Fjalët e tyre më bënë më të fortë, dhe mendoj se bënë diferencën te penalltia vendimtare. Djemtë erdhën dhe më thanë që kishin besim tek unë, u motivova në maksimum. Trofeu i përket ekipit të Senegalit; të gjithë e meritojnë atë“, deklaroi Mane pas suksesit në Kupën e Kombeve të Afrikës.
Quiz/ Sa mirë e njihni Ligue 1?



