Eredivisie

“Manita” e Feyenoord, fitojnë edhe AZ dhe Utrecht!

Në Holandë e diela ishte dita e skuadrave vendase. Feyenoord dhuroi spektakël në takimin ndaj Willem 2 duke fituar në De Kuip me rezultatin e thellë 5-0. Një sukses i rëndësishëm ky për skuadrën e Dick Advocaat që e mbajti Feyenoord në vendin e 5-të tashmë në kuotën e 41 pikëve, 6 më pak se PSV-ja e vendit të dytë që ka zhvilluar një ndeshje më shumë. Toornstra hapi serinë e golave në fundin e pjesës së parë, ndërkohë që Linssen, Sinisterra, kapiteni Berghuis me penallti dhe Kokcu vulosën suksesin e thellë 5-0 të Feyenoord. Bëri detyrën edhe AZ Alkmaar që mposhti 3-1 në shtëpi Heerenveen me gola të Stengs, Koopmeiners dhe islandezit Gudmundson. Me të njëjtat shifra 3-1 Utrecht fitoi ndaj Venlos.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency