“Manita” e Shkupit, një slloven nderon Shkëndijën. Festojnë edhe Renova me Strugën
Shkupi reagoi pas humbjes me Makedonija GP, mposhti 5-0 Pelister dhe vazhdon të kryesojë kampionatin e Maqedonisë së Veriut.
Bardhekaltrit shënuan tre herë në pjesën e parë me anë të Cvetanoskit (2x) dhe Markoskit, ndërsa Gjorgjievski dhe Cheshmedjiev vulosën triumfin me “manita” me golat e realizuan në fraksionin e dytë të takimit.
32 pikë pas javës së 14-të për Shkupin, që kryeson me 4 pikë më shumë se Akademija Pandev e vendit të dytë.
Shkëndija iu fal golit të sllovenit Krivaj (61’) për të thyer 1-0 Bregalnica në Tetovë. Suksesi i sotëm ka ngjjitur kampionët në fuqi në vendin e katërt me 24 pikë, tetë më pak se Shkupi kryesues.
Me të njëjtin rezultat fitoi edhe Struga në shtëpi ndaj Rabotnicki. Golin e fitores e shënoi Klisman Cake në pjesën e dytë (57’), me Strugën që luajti me një lojtar më pak pas daljes me të kuq të Kocoskit (71’).
Renova triumfoi 1-4 në fushën e Borec. Ali, Selmani (2x) dhe Mena Perez ishin autorët e fitores me “poker” të skuadrës nga Tetova, që është ngjitur në vendin e tretë me 25 pikë.




