Maqedoni e Veriut/ Shkupi ndalet në transfertë ndaj Renovës, mposhtet Shkëndija
Pas katër fitoreve radhazi, Shkupi është ndalur në një barazim pa gola në transfertë ndaj Renovës. Edhe pse kërkuan të dilnin me pikët e plota për të vazhduar rrugën drejt titullit kampion, miqtë nu kia dolën të konkretizonin rastet.
Megjithatë, pavarësisht barazimit, Shkupi ruan i qetë kryesimin e kampionatit me 52 pikë, dhjetë më shumë nga ndjekësit më të afërt Akademija Pandev. Në anë tjetër, Renova mbetet në vendin e gjashtë me 32 pikë. Sakaq, Shkëndija u mposht në transfertë me rezultatin 2-1 nga Rabotnicki. Tetovarët e gjeten veten në disavantazh që në minutën e parë, por reaguan duke barazuar përkohësisht shifrat me anë të Shalës në minutën e 25.
Por, në fraksionin e dytë, pësuan sërish në minutën e 52 dhe më pas rezultati nuk ndryshoi. Pas kësaj disfate, Shkëndija mbetet në vendin e tretë të kampionatit me 41 pikë, teksa Rabotnicki mban vendin e shtatë me 31 pikë. Në ndeshjet e tjera, Struga është mposhtur në shtëpi 1-3 ndaj Makedonija GP, ndërsa Akademija Pandev fitoi me rezultatin 5-0 ndaj Borec.
Rezultatet:

Klasifikimi:




