Maqedoni e Veriut

Maqedonia e Veriut/ Shkëndija gjen suksesin në derbi falë një ishi të Kukësit, “bie” Shkupi  

Shkëndija është rikthyer te suksesi ditën e sotme në kampionatin e Maqedonisë së Veriut duke mposhtur në derbi Renovën me rezultatin 0-1. Vendimtar në këtë sfidë rezultoi goli i Sindrit Gurit, ish-lojtarit të Kukësit në kampionatin shqiptar në minutën e 23, teksa vendasit prej minutës së 10 mbetën me 10 lojtarë. . Pas kësaj sfide, Shkëndija ngjitet në vendin e pestë me 21 pikë, ndërsa Renova mbetet e treta me 22 pikë.

Ndërkohë, ecuria prej katër fitoreve radhazi ka marrë fund për Shkupin që doli kokë ulur nga transferta me Makedonija GP duke u mposhtur me rezultatin 2-1. Në fakt, ndeshja po shkonte drejt barazimit 1-1, por në minutën e 92 Filipovski ndëshkoi Shkupin duke i dhuruar tre pikë ekipit të tij.

Megjithatë, pavarësisht kësaj disfate, Shkupi ruan kryesimin e kampionatit pas 13 javëve, teksa ka një avantazh prej katër pikësh me ndjekësit e Akademija Pandev.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency