Futboll

Maradona mbërrin në Bjellorusi, Bakaj “i prish” mirëseardhjen

Diego Armando Maradona mbërriti sot në Bjellorusi, për të marrë pozicionin e presidentit të skuadrës vendase, Dinamo Brest, ndërsa shkoi menjëherë në stadium për të ndjekur sfidën e kampionatit ndaj Shakhtar Solygorskut.

Me këtë të fundit aktivizohet prej muajit mars edhe sulmuesi shqiptar, Elis Bakaj, i cili pikërisht sot shënoi edhe golin e parë në kampionatin bjellorus.

Dinamo Brest shënoi e para në minutën e 25-të, por Kuzmenok barazoi në të 32-tën. Më pas ishte radha e Bakajt, që në fillim të pjesës së dytë të ekzekutonte saktë një 11-metërsh dhe t’i dhuronte një mirëseardhje të “hidhur” Maradonës në tokën bjelloruse.

Ky ishte goli i parë në kampionat i Bakajt, ndërsa në mesjave sulmuesi shënoi edhe në Europa League, duke ndihmuar skuadrën e tij të fitojë në transfertë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency