Maradona mbush 57 vjeç, “Sheiku” i futbollit përshëndet nga Dubai!
Më 30 tetor të vitit 1960 erdhi në jetë Diego Armando Maradona, një nga futbollistët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, madje për një pjesë të madhe të të apasionuarve të futbollit, “Mbreti” i këtij sporti. “El Pibe de Oro”, sot mbush 57 vjec de këtë ditë të vecantë ka preferuar te festojë me familjen e tij, në Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe, qytet të cilin e ka shndërruar në shtëpinë e tij të dytë. Një ditëlindje prej sheikësh për njeriun që mund të konsiderohet “sheiku” i futbollit. Edhe 100, Diego!












