Kategoria Superiore

Marantas: Kam dyshime për penalltinë, jam i zhgënjyer nga humbja

Intervista e trajnerit të Luftëtarit Giorgios Marantas, dhënë për emisionin “Gol pas Goli” në Supersport, pas ndeshjes që gjirokastritët humbën 2-0 në Korçë ndaj Skënderbeut, ku pësuan dy gola në minutat shtesë.

Sa “djeg” një humbje në minutat shtesë?
Jam i zhgënjyer nga kjo humbje. E filluam shumë fort lojën dhe repartet ishin shumë të ngjeshura. Kështu nisëm dhe pjesën e dytë, pa lejuar kundërshtarin të bënte raste për shënim, por për të dytën ndeshje, penalizohemi me një penallti. Nuk e di ishte ajo penallti apo jo, por unë u zhgënjeva nga rezultati.

Fili pse e nisi nga stoli?
Ishte çështje taktike.

Krasniqi ju vuri në vështirësi dhe fitoi disa faulle?
Ju mendoni se ishin faulle ato? Lojtari i tyre, ishte më i miri për Skënderbeun, por edhe Dushka ishte më i miri për ne. E dimë si luan Skënderbeu, duke ndërruar pozicione mes lojtarësh, si Bregu me Krasniqin. E kishim studiuar ekipin e tyre dhe dublonin çdo lojtar. Nëse merrte faullet, duhet të pyetet dikush tjetër, pasi ne e dubluam.

Aktivizuat Isufin në shtesë dhe ai shkaktoi penallti. U penduat për zëvendësimin?
Duke qenë se kundërshtari merrte faulle dhe kornera, preferova të luaj me një tjetër qendërmbrojtës për të luftuar në ajër. Mund të ishte penallti, kjo mund të jetë shkaktuar dhe nga mungesa e eksperiencës. Atë diskutuam dhe në dhomat e zhveshjes dhe duhet të punojmë për t’u mos u përsëritur. Jam jashtëzakonisht shumë i kënaqur nga lojtarët që mendoj se kanë të ardhme.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency