MotoGP

Marc Marquez, “pole position” në Austri, zhgënjejnë Vinales e Rossi

Marc Marquez do të niset i pari në Çmimin e Madh të Austrisë. Në provat zyrtare të kësaj të shtune, piloti spanjoll i Hondas e ndali kronometrin në kohën 1:23.241, duke qenë vetëm 2 të mijtat më i shpejtë se Andrea Doviziozo I Ducatit. Piloti tjetër i Ducatit, Jorge Lorenzo, regjistroi kohën e tretë më të mirë.

Një e shtunë për t’u harruar për Ymahan. Vinales do të niset nga pozicioni i 11-të, ndërsa Valentino Rossi 3 pozicione më poshtë se shoku u tij i skuadrës.

Nga vija e dytë do të nisen Danilo Petrucci, Cal Crutchlow dhe Johhan Zarco. Gara e Austrisë pritet të dhurojë emocione të shumta për shkak të rivalitetit të madh mes tre pilotëve që do të nisen nga vija e parë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency