La Liga

Mariano rikthehet në Madrid, Benzema ka një rival!

Tashmë është zyrtare, Mariano Diaz rikthehet në Madrid pas vetëm 1 sezoni. Reali ka ushtruar të drejtën e riblerjes për sulmuesin nga Republika Domenikane me kërkesë të trajnerit Lopetegui i cili e pëlqen sëtepërmi 25-vjeçarin dhe e shikon si zëvendësuesin ideal të francezit Karim Benzema përgjatë sezonit. Mariano Diaz zhvilloi një sezon të shkëlqyer me Lyonin në Francë aq sa Sevilla ishte gati të derdhte në arkat e klubit francez, diçka më shumë se 30 milionë euro për kartonin e lojtarit, por në momentin që Mariano i kishte dhënë ok-in Sevillas ka ndërhyrë Reali i Madridit duke bërë të mundur rikthimin e lojtarit në Santiago Bernabeu. Rikthimi i Mariano Diaz i ka kushtuar Realit të Madridit 21,5 milionë euro plus 3 milionë të tjera në formë bonusesh. Për të firmosur me lojtarin Reali barazoi ofertën e Sevillas që ishte 30 milionë euro plus tre të tjera në formë bonusesh, por për shkak se Los Blancos zotëronin edhe 35% të kartonit të futbollistit në arkat e Lyonit kanë shkuar vetëm 21,5 milionë euro. Shpenzimi total i Realit për riblerjen e Mariano Diaz pas një viti është 14 milionë euro duke patur parasysh faktin që madrilenët përfituan 8 milionë euro nga shitja e tij te OL verën e kaluar. Me Realin Mariano do të firmosë një kontratë 5-vjeçare dhe do të prezantohet në orën 13:30 të kësaj të enjteje.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency