Kategoria Superiore

Mark Iuliano: Përgëzoj djemtë për fitoren!

Tre fitore radhazi, që i japin më shumë qetësi trajnerit të Partizanit, Mark Iuliano. Pas takimit të “Loro Bporiçit”, tekniku italian përgëzoi “të kuqtë” për rezultatin e arritur, edhe pse pa shumë shkëlqim.

Duhet t’i përgëzoj djemtë, sepse kanë vuajtur shumë, por kanë treguar maturi në momentet më të vështira. Janë shfaqur kompaktë dhe mundën të merrnim tri pikët. Po rritemi shumë. E dija që në nivelin fizik po përmirësohemi, shihet edhe në të qenit më skuadër. Kemi më forcë për të rikuperuar topat dhe po e rritim ndjeshëm nivelin. Sigurisht që duhet të bënim më shumë, sepse i kishim disa raste.  

I pyetur për performancën e Adorjan, tek i cili pritet shumë më tepër, Iuliano u shpreh:

Adorjan ka marrë një goditje gjatë stërvitjes dhe nuk ka qenë në gjendjen e duhur. E vuajti këtë problem dhe nuk ka qenë i qetë 100%. Ka sakrifikuar dhe ka bërë një punë shumë të madhe. Komplimente atij dhe për ata që kanë luajtur.”

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency