Marotta: Dybala qëndron, Can na pëlqen, Ronaldo nuk vjen
Nuk ka asnjë mundësi që Paulo Dybala të largohet nga Juventusi. Beppe Marotta në një intervistë për mediat italiane hodhi poshtë çdo hipotezë që e jep të ardhmen e sulmuesit argjentinas larg bardhezinjëve. Drejtori i përgjithshëm i kampionëve të Italisë theksoi se Juventusi shet vetëm ata futbollistë që kërkojnë largimin por Dybala nuk është njëri prej tyre ndërsa shtoi se edhe Claudio Marcchisio është një lojtar shumë I rëndësishëm për bardhezinjtë. Marotta nënvizoi gjithashtu se Juventusi po punon për të bindur Emre Can të transferohet në Torino ndërsa hodhi poshtë çdo mundësi që Cristiano Ronaldo të transferohet te Juvja në verë. “ Është Juventusi të mbyllë me sukses një operacion të tillë merkatoje”, deklaroi drejtuesi i bardhezinjëve.



