Marotta e konfirmon, Emre Can objektivi primar i Juves
Administratori i deleguar i Juventusit, Beppe Marotta ritheksoi edhe një herë se objektivi kryesor për merkaton e verës për bardhezinjtë është mesfushori i Liverpoolit, Emre Can, kontrata e të cilit me anglezët skadon në fund të sezonit. Marotta pohoi se nën presidencën e Andrea Agnellit po i kushtohet një vëmendje e madhe prurjeve të reja për të përmirësuar skuadrën. Marotta ritheksoi se Emre Can është objektivi primar dhe se projekti i kubit ka në fokus pikërisht 24-vjeçarin, i cili pritet të kthejë një përgjigje për të ardhmen e tij. Gjithsesi ai shtoi se nëse gjermani refuzon t’i bashkohet bardhezinjve në verë ata do të kërkojnë alternativa të tjera.



