Serie A

Marotta: Për Icardin nuk kam çfarë të shtoj, Godin zyrtarizohet së shpejti

Administratori i Deleguar i Interit, Giuseppe Marotta foli sot para sfidës me Rapidin e Vjenës, në lidhje me situatën e sulmuesit Mauro Icardi, i cili vijon të mos grumbullohet, pasi ankohet për një dëmtim, që sipas analizave mjekësore nuk ekziston.

Marotta theksoi se shumë shpejt pret që Icardi t’i bashkohet skuadrës në stërvitje dhe më pas në fushën e lojës, për të dhënë kontributin e tij në arritjen e objektivave të klubit, duke mos preferuar të ndalet te analizat mjekësore.

“Icardi është sot në tribunë dhe kjo është një shenjë e mirë, pasi ai vijon t’i qëndrojë pranë Interit. Për pjesën tjetër nuk kam çfarë të shtoj, pasi i kemi thënë të gjitha. Presim që sa më shpejt Mauro të stërvitet me skuadrën dhe të rikthehet në fushë, për të bërë atë që di të bëjë më mirë, të shënojë gola”, tha Marotta.

Administratori i Deleguar i zikaltërve nuk ngurroi të flasë edhe për Diego Godin, që mbrëmë i shënoi Juventusit dhe për të cilin flitet se sezonin e ardhshëm do t’i bashkohet Interit.

“Më vjen mirë që po luan në nivele të larta dhe shënoi mbrëmë ndaj Juves. Kemi negociata të avancuara për transferimin e tij dhe shpresoj që sa më shpejt të vijë zyrtarizimi”, tha Marotta.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency