Serie A

Marotta: “Tiki Taka”-n nuk e shoh, mjaft pyetët për të njëjtat gjëra

Giuseppe Marotta ka vendosur të mos flasë më publikisht për çështjen Icardi, për sa kohë që palët po negociojnë për arritjen e në marrëveshjeje që do të rikthente sulmuesin nën urdhrat e Spallettit.

Në dalje nga një mbledhje e Ligës, Administratori i Deleguar i klubit zikaltër është pyetur në lidhje me deklaratat e Wanda Narës në emisionin “Tiki Taka”, ku tha se Icardi dëshiron të mbetet pjesë e Interit.

“Nuk e shohim “Tiki Takën”. Është shumë vonë dhe atëherë kemi fjetur, pasi e nisim ditën e punës që në orën 7 të mëngjesit. Mjaft më pyetët për të njëjtat gjëra gjithmonë. Kur të kemi të reja, do t’i mësoni patjetër”, tha Marotta për gazetarët.

Kjo linjë e Administratorit, vjen vetëm 24 orë pasi edhe Luciano Spalletti refuzoi të flasë për Icardin, duke konfirmuar zërat se klubi zikaltër ka vendosur të mos komentojë në publik, çështjen më të “nxehtë” të momentit.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency