Serie A

Marotta: Unë te Juventusi? Fake news, Kumbulla super talent!

Para ndeshjes ndaj Veronës, administratori i deleguar i Interit, Beppe Marotta foli për mediat italiane, ku fillimisht sqaroi pozicionin e tij në klubin zikaltër, duke mohuar zërat për një rikthim të tijin te Juventusi, lajme që i cilësoi si fake news.

“Absolutisht që kemi të bëjmë me një lajm të rremë. Jam mirë këtu, po punoj dhe kemi objektiva për të arritur. Jam i motivuar të rritëm së bashku me Interin. Thjesht duhet të bëj maksimumin për të marrë rezultatet. Kemi një rrugëtim të gjatë dhe duhet durim. Klubi ka nevojë për stabilitet”, shtoi Marotta për “Sky Sport”.

Marotta shkëputi një mendim edhe për Marash Kumbullan, për të cilin Interi interesohet prej kohësh.

“Ai është një lojtar që ka tërhequr vëmendjen e klubeve. Jam i lumtur për të, edhe pse më vjen keq që nuk ka zgjedhur kombëtaren italiane. Ai është një ndër ata të rinj shumë interesantë në futbollin italian. Nuk është e lehtë të pikasësh dhe të afron kampionë, por procesi i rritjes kalon nëpërmjet rezultateve dhe gjetjes së kampionëve”.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency