MotoGP

Marquez dominon në Çmimin e Madh të Argjentinës, ngjitet në krye

Marc Marquez dominon Çmimin e Madh të Argjentinës në Botërorin e MotoGP. Piloti spanjoll i Hondës ishte ia pakonkurrueshëm në pistën “Termas de Rio Hondo”, ku së fundmi ka pasur jo pak probleme.

Kampioni i botës në fuqi zhvilloi një garë më vete, pasi e dominoi atë nga fillimi deri në fundin e saj, duke siguruar suksesin e tretë të tij në tokën argjentinase.

Ndërsa Marquez garonte i qetë në krye, pas tij spektakli nuk mungoi dhe protagonistë u bënë dy italianët, Valentino Rossi dhe Andrea Dovizioso.

Piloti i Yamahas doli i fituar nga dueli me bashkëkombësin e tij, të cilin e parakaloi në xhiron e fundit, duke u pozicionuar në vendin e dytë pas Marquez, me të cilin shtrëngoi edhe duart pas garës.

Dovizioso me Ducatin e tij u detyrua të kënaqej me vendin e tretë këtë radhë, një pozicion që gjithsesi ka shumë vlera për të në objektivin e tij për titullin botëror. Pas Doviziosos, në vendin e katërt u rendit Jack Miller, i ndjekur nga piloti i Suzukit, Rins, në të pestin, me këtë të fundit që e nisi garën nga vendi i 16.

Fitorja në garën e Argjentinës i jep mundësinë Marc Marquezit të marrë kryesimin në renditjen e përgjithshme për pilotë, me 45 pikë, 4 më shumë se Dovizioso, ndërsa i treti është Valentino Rossi.

 

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency