MotoGP

Marquez sërish mbret në Amerikë, merr fitoren e parë sezonale

Marc Marquez konfirmohet mbret i Çmimit të Madh të Amerikës në Moto Gp. Spanjolli i Hondas arriti fitoren e parë sezonale dhe të 6-ën radhazi në pistën e Austin në Teksas. Spanjolli i Hondas zyrtare i cili e nisi garën nga vendi i 4-ët pas penalizimit që mori në provat e të shtunës, arriti të merrte kryesimin pas vetëm pak xhirove, duke u shkëptur në krye dhe fituar qetësisht garën. Marquez la pas Yamahan e Maverick Vinales dhe Suzukin e Andrea Iannones. Shumë afër podiumit por e mbylli garën vetëm i 4-ti Valentino Rossi, ndërsa i 5-ti u rendit Andrea Dovizioso. I 7-ti u rendit Daniel Pedrosa ndërsa vazhdon të zhgënjejë në këtë sezon Jorge Lorenzo i cili e mbylli garën në vendin e 11-të.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency