Marquez kampion bote, Honda fiton titullin për konstruktorë (Foto)
Ka zgjatur vetëm 24 xhiro tentativa e Andrea Doviziosos për t’i rrëmbyer titullin pilotit spanjoll Marc Marquezit. Piloti italian i Ducatit ka rrëshqitur dhe është detyruar të tërhiqet, duke i dhënë mundësi Marquezit, që të vijojë i qetë garën, me titullin kampion tashmë të hipotekuar.
Marc Marquez, me Hondën e tij, vinte në këtë garë të fundit, në kuotën e 282 pikëve dhe ndiqej pikërisht nga Dovizioso me 261, por me daljen e këtij të fundit nga pista gjithçka ka marrë fund pa përfunduar ende gara.
Gara e Valencias u fitua nga spanjolli tjetër i Hondës, Dani Pedrosa, i cili la pas Johann Zarcon me Yamahhan, ndërsa kampioni i saposhpallur, e mbylli garën i 3-ti.
Kështu Marquez shpallet kampion në Moto GP 2017, me 298 pikë, ose 37 më tepër se ndjekësi më i afërt, italiani Andrea Dovizioso. Ky është titulli i 4-t për pilotin spanjoll, që ndjek Valentino Rossin me 6 të tillë dhe Giacomo Agostinin me 8.
Edhe Honda arrin të fitojë titullin për konstruktorë, duke grumbulluar 356 pikë, kundrejt 321 që mori Yamaha e vendit të dytë.
Marc Marquez is the 2017 #MotoGP World Champion! #BIG6 🏆 pic.twitter.com/SJHCl7GoLY
— MotoGP™🇪🇸🏁 (@MotoGP) November 12, 2017
Another save from @marcmarquez93 during his celebrations 😂 #BIG6 #ValenciaGP #FinalShowdwon pic.twitter.com/5OKNX04fzy
— MotoGP™🇪🇸🏁 (@MotoGP) November 12, 2017













