MotoGP

Marquez zhgënjen në provat zyrtare, pole i Pedrosas në Sepang

Duhet të jetë gara e tij por Marc Marquez sdo ta ketë aspak të thjeshtë të shpallet zyrtarisht kampion Bote në MotoGp këtë të dielë sepse spanjolli i Repsol Hondas do të startojë Çmimin e Madh të Malajzisë nga vendi i 7-të. Në provat zyrtare në pistën e Sepang, shkëlqeu shoku i tij i skuadrës. Dani Pedrosa regjistroi kohën më të shpejtë 1 minutë 59 sekonda e 212 të mijtat dhe do të niset nga pole-position të dielën, i ndjekur nga Johhan Zarco dhe rivali i Marquez në garën për titull Andrea Dovizioso të cilët regjistruan një kohë të shpejtë vetëm pak të mijtat më të ngadaltë se ajo e Pedrosas. Në Majlazi provat zyrtare ishin vërtetë spektakolare sepse xhirot e shpejta u regjistruan vetëm në fund me fotofinish. I 4-ti do ta nisë garën Valentino Rossi ndërsa menjëherë pas Doktorit u pozicionua Maverick Vinales piloti tjetër i Yamahas.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency