Itali

Marrëveshja me Strakoshën, në pikëpyetje/ Lazio ka gati listën me zëvendësuesit

Rinovimi i kontratës së Thomas Strakoshës me Lazion është ende në pikëpyetje. Ndërsa klubi italian nuk po i plotëson kërkesat portierit shqiptar, gazeta “Capitoline Il Tempo” ka bërë një lista me emrat që mund të zëvendësojnë Strakoshën te Lazion.

Shqiptari i ka paraqitur kërkesat e tij klubit, si ato ekonomiket dhe ato pronësore dhe tashmë i takon Lazios që të vendosë nëse do t’i përmbushë apo jo ato.

Megjithatë duket se në rast se akordi mes palëve në fjalë nuk do të arrihet, Lazio ka si opsione Kepën, Gollinin, Ospinën, Sergio Ricon apo edhe Carnesecchi.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency