Bundesliga

Marrëveshja për Haaland, Perez takohet me Watzke

Real Madrid është shumë i interesuar për Erling Haaland dhe ndaj është vënë në lëvizje për të arritur afrimin e sulmuesit norvegjez. Mediet në Itali raportojnë se presidenti i Borussia Dortmund, Joachim Watzke do të udhëtojë drejt Madridit këtë javë për t’u takuar me kreun e Realit, Florentino Perez.

Real Madrid dëshironte ta linte edhe një vit sulmuesin e Dortmund të priste duke ditur se Karim Benzema vijon të jetë në top-formë, por duke parë interesin e lartë që kanë shfaqur për Haaland klubet e tjera, spanjollët janë vënë në lëvizje.

Sa i përket Dortmund, klubit gjerman i intereson ta shesë lojtarin, nga i cili do të përfitonte një shifër të “frikshme”, ndërsa duket se ka gati edhe zëvendësuesin e norvegjezit, i cili duket se do të jetë Karim Adeymeni i Salzbuerg.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency