Ligue 1

Marseille kënaq trajnerin kroat, firmos me dy futbollistë të tjerë

Pasi vendosi t’i besojë pankinën kroatit Igor Tudor, Marseille ka nisur t’i plotësojë edhe dëshirat në merkato, teksa mbrëmjen e të mërkurës shtoi në organikë një mbrojtës dhe një portier.

I pari që u prezantua te marsejezët ishte mbrojtësi anësor Jonathan Claus, i cili vjen nga Lensi për shifrën e 8.5 milionë eurove dhe firmosi kontratë 3-vjeçare në “Velodrome”.

Futbollisti 29-vjeçar pritet të shndërrohet në titullar në skemën 3-5-2-1 që Tudor do të aplikojë, ndërsa Marseillë blindoi edhe portën me spanjollin 26-vjeçar Ruben Blanco.

Ky i fundit erdhi nga spanjollët e Celta Vigos në huazim një vjeçar, ndërsa Marseille ka ruajtur edhe të drejtën e blerjes.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency